Kategoritë e Produkteve
Kujdesi pranë pacientit
Ekografi për Sallën e Operacionit, Terapinë Intensive dhe Urgjencën
Kujdesi Parësor Shëndetësor
Ekografi për klinika familjare, qendra shëndetësore dhe spitale ditore
Çfarë Oferojmë
Shitje
Ofrojmë pajisje mjekësore të avancuara me paketime fleksibël dhe kushte favorizuese për institucione shëndetësore.
Specialist Aplikimi
Trajnim profesional aplikativ i pajisjes me specialistë ekspertë për përdorim optimal dhe efikas të teknologjisë mjekësore.
GE Clubs
Anëtarësohuni në klubet e GE HealthCare (LOGIQ, Vivid, Voluson, Versana, ABUS, POCUShub) për trajnime, materiale klinike dhe një komunitet ekspertësh.
Suport Teknik
Asistencë teknike dhe support inxhinierik 24/7 për mirëmbajtje, riperimet dhe optimizim të pajisjeve mjekësore.
Aparate ekografie GE HealthCare në Shqipëri, me trajnim dhe servis
Montal sh.p.k. është distributori i autorizuar i GE HealthCare në Shqipëri për aparatet e ekografisë. Nga showroom-i ynë në Tiranë furnizojmë spitale, qendra imazherie, klinika private dhe mjekë të familjes me ekografë Voluson, LOGIQ, Vivid, Versana, Venue dhe Vscan, ndërsa Invenia ABUS sjell ekografinë automatike të gjirit. Çdo aparat ekografie e konfigurojmë sipas specialitetit tuaj: gjinekologji dhe eko 4D, ekokardiografi, radiologji, urgjencë dhe terapi intensive, kujdes parësor ose ekografi portative.
Shitja është vetëm fillimi. Specialisti ynë i aplikimit trajnon mjekët në aparat, ekipi teknik bën instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e aparateve dhe sondave të ekografisë, dhe klubet e GE HealthCare (LOGIQ Club, Vivid Club, Voluson Club) ju mbajnë të lidhur me materialet klinike më të fundit. Kërkoni një ofertë ose rezervoni një demonstrim në showroom.